INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbardhet strategjia e PD. Kur do mbahet protesta e madhe dhe a do jetë opozita në Kuvend

Zbardhet strategjia e PD. Kur do mbahet protesta e madhe dhe a do jetë opozita në Kuvend

Publikuar më: 15:35 04-01-2018

IN Tv ka zbuluar strategjinë e Partisë Demokratike për muajin janar. Që nga kjo fundjave Lulzim Basha do të rikthehet në bazë, në turin e takimeve në mbarë vendin. Thirrja e kreut të opozitës është të bashkohemi për të rrëzuar krimin në pushtet. Ndërsa turi ka për qëllim përgatitjen për protestën e madhe. Burime pranë selisë blu bëjnë me dije se protesta do të mbahet nga fundi i muajit Janar në kryeqytet, ndërsa ende nuk ka një vendim se si do të procedohet më tej, edhe pse demokratët kanë disa skenare. Por demokratët mund të ketë një tur protestash kundër qeverisë jo vetëm në tiranë por edhe në rrethe, vendim i cili në fakt pritet të merret në një moment të dytë, në bazë edhe të rezultateve që do të prodhojë protesta e madhe në fund të janarit. Edhe pse u fol për bojkot të parlamenti e deri në djegie mandatesh në fund të vitit që lamë pas, demokratët mësohet se betejën në mes të janarit, kohë kur nis dhe sesion i i ri kuvendor, do ta zhvillojnë brenda dhe jashtë kuvendit. Opozitë pa kompromis me qeverinë e krimit në kuvend dhe jashtë saj thotë opozita. Por do të jetë pikërisht koha kur do të mbahet protesta e madhe në fund të këtij muaji që do të përcaktojë edhe nëse demokratët do të bojkotojnë apo jo punimet e kuvendit. Një rol të rëndësishëm në këtë vendim duket se do të kenë dhe aleatët, veçanërisht Lëvizja Socialiste për Integrim. Edhe pse e ashpër kundër Edi Ramës kryetarja e LSI Monika Kryemadhi është shprehur kundër djegies së mandateve, një opsion i artikuluar nga ish lideri historik i demokratëve në protestën e 18 dhjetorit. Ky është një nga skenarët e PD por sic duket do të merret së bashku me të gjithë aktorët dhe faktorët opozitar.

Article Logic
Execution time: 0.0034229755401611