Është zbardhur ngjarja e ndodhur mbasditen e djeshme, ku një 13 vjeçare u gjet e pajetë nga babai i saj në Tiranë.
Sipas hetimeve të kryera nga policia, ka rezultuar se 13- vjeçarja Kasandra Braja, është vetëvrarë me armën e gjahut të babait të saj.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut, për të cilën babai i 13-vjeçares zotëronte leje përdorimi.