Pa kaluar 24 orë nga moment që S. Sula u gjet e pajetë në tualetin e mobilerisë, ku ishte bashkëpronare, policia e Shkodres ka zbardhur shkakun e vdekjes së saj.
Ajo është mbytur me duar dhe i arrestuari i parë si i dyshuar është bashkëshorti i saj Sadetin Sula, 47 vjeç. Ai do përballet me akuzën vrasje për shkak të marëdhenieve familjare.
Ka qënë ekspertiza mjeko – ligjore që rrëzoi dyshimet se 39 vjeçarja i kishte dhënë vetë fund jetës, pasi në trupin e saj janë konstatuar shenja dhune, në buzë, sy dhe në pjesën e qafës kur është shtërnguar me duar, deri në momentin, që ajo ka dhënë shpirt.
Dyshime të forta tek efektivët e policisë se autor i vrasjes mund të jetë bashkëshorti, mbështeten edhe tek deklarata kontradiktore që ai ka dhënë kur është marrë në pyetje në komisariatin e policisë.
Çifti dyshohet se kohët e fundit ka patur konflikte.