INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbardhet vrasja e 17-vjeçares dhe plagosja e të dashurit të saj, identifikohet autori i ngjarjes së rëndë!

Zbardhet vrasja e 17-vjeçares dhe plagosja e të dashurit të saj, identifikohet autori i ngjarjes së rëndë!

Publikuar më: 22:16 26-12-2018

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbasditen e sotme në zonën e Laprakës ku mbeti e vrarë me armë Briselda Gjikolaj dhe u plagos shtetasi Erion Bengo. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin, ku për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.

Autori dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri 17 vjeçares dhe 23 vjeçarit, të cilët ndodheshin së bashku në një mjet në zonën e Laprakës. Si pasojë e të shtënave e reja ndërroi jetë në spital, ndërsa i dashuri i saj ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin, ku për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhëna të tjera. Autori dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasve B. Gj., 17 vjeçe dhe E. B., 23 vjeç, të cilët ndodheshin së bashku në një mjet në zonën e Laprakës. Si pasojë e të shtënave shtetasia B. Gj., ndërroi jetë në spital, ndërsa shtetasi E. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna intensive për kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore” – thuhet në njoftimin e policisë.

Article Logic
Execution time: 0.0037779808044434