Zbardhet vrasja e Ambasadorit grek në Brazil.
Nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë shihet polici i cili kishte krijuar një lidhje intime me gruan e Ambasadorit.
Ai bashkë me nipin e tij kanë qëndruar gjatë në banesën e Ambasadorit, për të dalë më pas bashkë me trupin e tij, të cilin e kanë futur në makinë dhe janë larguar rreth 300 km larg, ku edhe i vunë flakën.
Gruaja e Ambasadorit ka mohur përfshirjen në këtë vrasje.
Ajo fajëson të dashurin e saj, i cili nga ana e tij e ka pranuar krimin.