INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbardhet vrasja e Anxhela Meçani. U takua në pyll me një person dhe më pas... [FOTO]

Zbardhet vrasja e Anxhela Meçani. U takua në pyll me një person dhe më pas... [FOTO]

Publikuar më: 08:24 16-06-2018

Policia italiane ka ndaluar një person i cili dyshohet se është personi i fundit që është takuar me 20-vjeçaren shqiptare Anxhela Meçani.

Sipas mediave italiane, personi i ndaluar është një ndër klientët e saj, policia i ka sekuestruar automjetin me të cilin dyshohet se ka udhëtuar për herë të fundit Anxhela.

Hetimet e deri tanishme zbulojnë dhe dinamikën e ngjarjeve para se 20-vjeçarja shqiptare të vdiste.

Sipas të dhënave, Meçani është takuar me klientin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, në hyrje të pyllit të Stupinigi.

Dyshohet se klienti nuk ka dashur ta pagojë por që e reja ka mundur t'ia marr me forcë lekët.

Më pas ata kanë udhëtuar me makinë ku mendohet se personi në fjalë i ka hapur derën e pasagjerit, ka ndaluar makinën dhe e ka nxjerrë Anxhelën me dhunë, duke e hedhur në rrugë.

Pasi është hedhur në rrugë Meçani është ngritur në këmbë ka tentuar të ndjek makinën por ka humbur ndjenjat për shkak të goditjeve që ka marr.

Më pas disa udhëtar të rastësishëm kanë parë skenën dhe kanë lajmëruar ambulancën dhe policinë.

Anxhela Meçani nuk mundi ti rezistonte plagëve dhe humbi jetën në spital.

aaaa.pngtangenziale-sud.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0035169124603271