Zbardhet sherri i ndodhur në Bathore një ditë më parë ku mbeti i vrarë një 38 vjeçar ndërsa janë arrestuar 4 persona, mes tyre dhe adoleshenti i cili akuzohet si autori i krimit. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se konflikti ka nisur në këto rrethana: Sherri ka nisur fillimisht mes dy 16 vjeçarëve L. C dhe K.P për motive të dobëta. Në konflikt janë përfshirë më pas dhe dajat e adoleshentit me inicialet K. P, Aleksander Barlika, Altin Barlika ndërsa në mbrojtje të adoleshentit tjetër ka ardhur i ati Rasim C. Fillimisht ata janë konfliktuar me mjete të forta me njëri-tjetrin dhe më pas konflikti është përshkallzuar në përdorim të armëve të zjarrit informon policia. Policia e Shtetit informon:“Shtetasit Aleksander Barlika (Bajrami) dhe Altin Barlika (vëllezër ndërmjet tyre) të shoqëruar dhe nga nipi i tyre K. P., kanë nxjerrë një armë tip pistolete dhe kanë tentuar të qëllojnë ndaj shtetasve L. C., D. C. dhe Rasim C., ku në këtë kohë duke përfituar nga gjendja e rremujës së krijuar, shtetasi L. C., ka marrë një armë gjahu, tip cifte