Policia ka zbardhur ngjarjen e plotë të vrasjes që ndodhi një natë më parë në një lokal muzike në “Ujin e Ftohtë”. Më datë 20.04.2017, rreth orës 23:20, pas një konflikti të çastit, në ambientet e njw lokali nate në lagjen “Ujë i ftohtë”, është qëlluar me armë zjarri tip Pistoletë dhe ka humbur jetën shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç, banues në Vlorë.
Gjithashtu, kanë mbetur të plagosur edhe 3 shtetas të tjerë:
1- F.H., 28 vjeç, ndodhet në Spitalin e Vlorës (punonte si muzikant).
2- A.L., 26 vjeçe, ndodhet në Spitalin e Vlorës (kliente në lokal).
3- A.Ll., 33 vjeç, ndodhet në Spitalin e Tiranës (punonte si kamarier në lokal).
Të tre, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.
Pas një pune hetimore intensive, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në qytet përgjatë gjithë natës, Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në një banesë në lagjen “Ujë i Ftohtë” pranë vendit të quajtur “7 pallatet” në orët e para të mëngjesit të sotëm (06:00) e shtetasit:
– Gani Tozaj, 19 vjeç, banues në fshatin Sevaster, Vlorë.
Gjithashtu Policia ka shpallur në kërkim shtetasit:
1- A.K., 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
2- E.S., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzim Krimi”.
Dyshohet se konflikti ka nisur ndërmjet viktimës dhe autorëve për motive të dobëta.
Në vendngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 1 armë zjarri Pistoletë të llojit “Revolver-Magnum”,
– 15 gëzhoja fishekësh.
Vazhdojnë hetimet me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve të shpallur në kërkim.
Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.