INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbardhet vrasja në Memaliaj, arrestohen babë e bir, policia jep detajet!

Zbardhet vrasja në Memaliaj, arrestohen babë e bir, policia jep detajet!

Publikuar më: 21:14 07-09-2018

Policia ka vënë në pranga autorët e vrasjes së 43-vjeçarit në fshatin Rabije. Në prangat e policisë kanë rënë Hetem Muho, 59 vjeç dhe Dino Muho, 20 vjeç, banues në Sarandë.

Sipas policisë ndalimi i tyre, (babë e bir) u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, paraditen e ditës së enjte, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin A.M., 43 vjeç, banues në fshatin Rabie, Tepelenë. Kjo ngjarje ndodhi në vendin e quajtur “Bolovec” të fshatit Rabie.

Nga tërësia e veprimeve dyshohet se dy autorët e kanë vrarë shtetasin Alket Muho për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie, në fshatin e origjnës së autorëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Zbardhet vrasja me armë zjarri e 43-vjeçarit nga fshati Rabie, arrestohen autorët.

Strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, pas hetimeve të pandërprera të kryera sapo kanë marrë njoftimin për ngjarjen dhe veprimeve proçeduriale, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Gjirokastër egzekutuan urdhërin e Prokurorit për ndalimin e shtetasve:

- Hetem Muho, 59 vjeç, banues në Sarandë:

- Dino Muho, 20 vjeç, banues në Sarandë.

Ndalimi i tyre, (babë e bir) u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme rreth orës 11:35, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin A.M., 43 vjeç, banues në fshatin Rabie, Tepelenë. Kjo ngjarje ndodhi në vendin e quajtur “Bolovec” të fshatit Rabie.

Nga tërësia e veprimeve dyshohet se dy autorët e kanë vrarë shtetasin A.M. për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie, në fshatin e origjnës së autorëve.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të ndaluar i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim, “Prodhim e mbajtje pa leje armëve luftarake e municionit”, “Prodhim e mbajtje pa leje armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Article Logic
Execution time: 0.0039210319519043