INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Zbarkuan në jug pjeshkat… edhe unë! – Fundjava në jug e të riut mesatar shqiptar”

“Zbarkuan në jug pjeshkat… edhe unë! – Fundjava në jug e të riut mesatar shqiptar”

Publikuar më: 17:12 14-07-2016

Blog nga LOVEINALBANIA

E mërkurë e nxehtë në Tiranë. Ti je në zyrë duke ju përvjedhur syve të shefit e duke u munduar të shkruash në një grup whatsapp-i prej 6 vetësh.

Në një bisedë ku nuk e merr vesh i pari të dytin të gjithë duan të njejtën gjë: plazh! “Sa veta bëhemi?” “Me ça makine do ikim?” “Marrim makinën e vëllait tim se harxhon më pak.” “Po e dashura jote do vijë?” Si të mos mjaftojë gjithë kaosi virtual, është edhe ndonjëri që dërgon mesazhe me zë, se përton të shkruajë. Bëheni dy makina. Ti je single dhe do vetëm të dalësh nga Tirana, të freskohesh, të njohësh dikë ndoshta. Të gjitha historitë e filmave nisin gjatë pushimeve.

E pse të mos kalosh edhe ti një nga ato aventurat e çmendura që njerëzit tregojnë nëper internet?

Niseni të shtunën në mëngjes, sepse shumica punojnë deri pasdite të premteve. E mendoni të niseni pas pune, por “nuk ja vlen të paguash hotelin”. E shtunë herët, shumë herët.

Aq herët saqë sapo zgjohesh të kap ajo ndjesia e kohëve kur shkoje në Durrës më tren për të bërë plazh. Sigurisht do shkoni në jug. A ja vlen rruga? Po sigurisht! Të gjithë shkojnë në jug, pak rëndësi ka sa e ke rrogën. Ndaloni për të futur naftë pak para “shqiponjës”, gjithmonë mbyllur biseda me shokun-shofer që thotë “hajt se rregullohemi me lekët”.

Fillon trafiku sapo del nga Tirana, sepse nuk jeni te vetmit mendjendritur që do nisen herët. Pasi kaloni Durrësin rruga bëhet më komode. Ziheni rrugës a do ndaloni për kafe e mëngjes.

“Kthehemi hamë ndonjë byrek në Lushnje se janë me nam.” Vendosni që kafen ta pini në Vlorë, të mos vonoheni rrugës. Hyn në rrugët në ndërtim të Fierit dhe fillon sërish trafiku. E kaloni me muhabet, duke bërë planet se ku do e bëni plazhin dhe ku do flini.

Vlora është një kaos qëkurse ti e mban mend, të duket sikur je duke e ngrënë pluhurin e rrugës megjithëse me xhama mbyllur. Mundoheni të gjeni nje vend buzë detit për atë kafen që kishit në plan. Nuk ka vende buzë detit! Sa më shumë largohesh drejt Rradhimës aq më e vështirë bëhet për të parkuar. Arrini të ndaloni për një kafe të shpejtë me njërën nga makinat të lënë “keq”, merrni nga një croissant në dorë dhe niseni. Ndërsa ecni drejt rrugës së ngushtë që lë pas Orikumin e të ngjit drejt Llogarasë, ti drejton shokun-shofer për të shmangur gropat në rrugë.

Janë të njejtat, i di përmendësh. Ndaloni tek çesma për ujë të ftohtë. Në fakt keni ujë, por ndaloni gjithsesi. Ndaloni edhe në majën e Llogarasë, të bëni foto. Në të njëjtin vend, në të njejtin pozicion…si çdo herë kur kaloni këtej. Gjatë rrugës keni vendsour që do të qëndroni në Dhërmi. “Hotel gjejmë pas dreke”. Shkoni në një nga plazhet më të famshme të kësaj vere. Aty ku ka patur më shumë foto në instagram. Parkoni makinat, sigurisht në diell, dhe rehatoheni nëpër shezlongë. Deti është një mrekulli. “Ulemi e pijmë një kafe?” Pini kafen e dytë ndërsa ti “skanon” terrenin për ndonjë fytyrë të njohur.

Të dalin dy veta nga lagja, njëra që ke patur në shkollë, njëri që ke takuar njëherë tek Tatimet, edhe plot fytyra me të cilat je përplasur herë pas here në Tiranë. Një vajzë që hipi pas teje pardje tek autobusi i “Tiranës së re” për shembull. E mban mend nga tatuazhi flutur ne kyçin e dorës. Është duke bërë selfie vetëm nën çadër. Laheni, vajzat i bëjnë foto njëra-tjetrës në breg, luani

Article Logic
Execution time: 0.0035500526428223