INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbehni dhe reduktoni pamjen e strijave, këto dy trajtime do bëjnë mrekulli për lëkurën tuaj

Zbehni dhe reduktoni pamjen e strijave, këto dy trajtime do bëjnë mrekulli për lëkurën tuaj

Publikuar më: 10:45 16-05-2019

Në qoftë se mendoni strijat ose të çarat e lëkurës ”lulëzojnë” vetëm në trupin tuaj, gaboheni pasi jo rrallë herë personazhe të ndryshme të showbizit kanë ndarë në rrjete sociale foto ku tregojnë hapur shenjat e smaliaturave.

Shtatzënia, luhatjet drastike të peshës dhe përdorimi i medikamenteve të caktuara që pengojnë pengojnë prodhimin e fibrave të kolagjenit janë përgjegjësit kryesorë për shfaqjen e strijave, duke i dhënë lëkurës një pamje si të grisur.

Këto vija paralele janë në tri ngjyra: rozë, të kuqërremtë dhe të bardhë dhe shfaqen kryesisht në zonën rreth barkut, kofshë, në vithe, pas kupës së gjurit që përkon me fillimin e pulpës dhe më rrallë në gjoks. Në këtë artikull , Living porpozon tre maska natyrale që zbehin dhe eleminojnë strijat e sapoformuara.

1.Maskë me panxhar, karrota, mjaltë dhe vitaminë E: Edhe pse strijat e bardha në lëkurë mund t’ju trembin në pamje të parë, lajmi i mirë është se i keni kapur në fazën fillestare dhe mund t’i hiqni pas disa seancash. Për këtë arsye ju propozojmë maskën e mësipërme duke kaluar në blender lëkurën e 3 panxharëve, një karrote, dy lugë mjaltë dhe dy vitamina kapsula E. Pasi të jetë formuar maska, aplikojeni mbi lëkurë të lagur dhe masazhojeni me anë të një furçe dhëmbësh ose sfungjeri pakëz i fortë, por jo aq sa për të dëmtuar lëkurën. Vitamina E dhe beta-karoteni i karrotës parandalojnë veprimin e radikaleve të lira në lëkurë dhe zbehin shenjat e strijave falë veprimit të tyre antioksidues. Kjo maskë duhet përdorur tre herë në javë për 2-3 muajuar me disa eksperimente, dhe ka treguar për të ndihmuar të zvogëluar praninë e plagët, shënon shtrirje dhe blemishes lëkurës.

2.Maskë me xhel Aloe vera dhe vaj ulliri: Xheli që gjendet në pjesën e brendshme të bimës së Aloe veras është një nga mjetet më të mira natyrore për të kuruar problemet e lëkurës. Ai përmban sasi të larta antioksidantësh dhe vitaminë C që mbron lëkurën nga dëmtimi i radikaleve të lira dhe stimulon prodhimin e kolagjenit. Për këtë maskë ju duhen: 2-3 gjethe mesatare Aloe vera dhe tre lugë vaj ulliri. Nxirrni me kujdes xhelin nga gjethet e Aloe veras dhe bashkojeni me vajin e ullirit. Përzieni të dy ingredintët me një lugë dhe më pas vendosini mbi lëkurë, duke masazhuar vazhdimisht (për gati 30 minuta) zonat ku keni strija. Masazhimi aktivizon qarkullimin e gjakut dhe nxit enzimat e lëkurës të prodhojnë kolagjen. Kjo maskë duhet përdorur dy herë në javë derisa të arrini rezultatet e dëshiruara.

Article Logic
Execution time: 0.0032808780670166