Rezultatet e zgjedhjeve të 25 qershorit duket se kanë sjellë qetësi në Partinë Socialiste. Pas festimeve për fitoren, dhe një fushate të zhvilluar anembanë Shqipërisë për më shumë se një muaj , në selinë e Partisë Socialiste sot ka rënë qetësia. Mesa duket anëtarët e PS kanë marrë pushimet. Mediat bëjnë të ditur se selia është zbrazur krejtësisht e se vetëm dy socialistë kanë shkelur sot në godinë. Bëhet fjalë për kreun e grupit parlamentar Gramoz Ruçi dhe deputetin e Bashkim Fino të cilët kanë qëndruar për pak kohë në selinë rozë dhe më pas janë larguar. PS fitoi shumicën parlamentare në zgjedhjet e së dielës në 25 qershor duke marr 74 mandate. PD e cila pësoi rënie të ndjeshme në këto zgjedhje mori vetëm 43 deputetë ndërsa LSI mori 19 mandate.