INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Zbrazet” Ylli Manjani: Më hoqën se fola, kjo qeveri është e kapur [Video]

Publikuar më: 17:39 30-01-2017

Në këtë mënyrë e komentoi shkarkimin e tij nga posti i Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani. “Kërkesa e Kryeministrit për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë ka qënë dhe një nga përplasjet mes dy krerëve të mazhorancës”,- shtoi Manjani. Ylli Manjani bëri akuza të forta për ministrat e qeverisë, nga ato morale deri te korrupsioni. “Qëndrimi im”- theksoi Manjani, “ka marrë dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, të cilët kanë patur këtë kërkesë konkrete ndaj Kryeministrit”. Manjani lëshoi akuzën më të fortë të këtij mandati qeverisës nga koalicioni i majtë, duke folur për “llokma” korrupsioni në qeveri. Por një tjetër skandal ka përfshirë këtë qeveri sipas Manjanit. Sipas tij në muajin dhjetor qeveria ka marrë vendime pa e mbledhur Këshillin e Ministrave.

Dhe si shembull të dështimit të qeverisë Manjani solli rastin e Francesko Begetit, pronarit të “Agon Channel”. Ylli Manjani, një nga eksponetët kryesor në LSI deklaroi se do të jetë pjesë e kësaj partie politik. Ndërsa në fund Ylli Manjani e mbyll me këtë battue. “Sa do zgjasë me shkelje të ligjit? Sa të jesh në majë të kalit, po kur të biesh nga kali çfarë do bësh pastaj? Do bëhet SPAK-u pa merak”.

Article Logic
Execution time: 0.0036118030548096