Në mes të ditës në kryeqytet janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Raportohet se është qëlluar me armë afër Tregut Ushqimor.
Nga të dhënat paraprake mësohet se nuk ka persona të lënduar. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave, motiveve apo personave të përfshirë.