Punonjësi i rafinerisë së naftës pas më shumë se 3 orësh qëndrimi në majën e oxhakut ka vendosur të zbresë pas lotëve të fëmijëve të tij dhe bashkëshortes. Madje negociatorët i premtuan gjithashtu se do ti japin dhe paratë e prapambetura. Agim Mydinit që prej orëve të para të mëngjesit kishte vendosur ti jepte fund jetës për shkak të gjëndjes së rënduar ekonomike të krijuar dhe nga mosdhënia e katër rrogave.