Më në fund në Planetin e Kuq.Sonda e NASA-s, Insight zbret me sukses në Mars. Insight është mjeti kozmik i 15-të që prek tokën marsiane që nga viti 1971.
Gjashtë vjet pas uljes së “roverit”, zbuluesi i NASA-s Insight po përgatitet të kapë sekrete të tjera të planetit të kuq, duke eksploruar zemrën e tij, duke studiuar gjeologjinë e tij dhe tërmetet.
Dy anije të tjera po punojnë në Mars, nën urdhrat e NASA-s: “Curiosity”, i cili kishte ardhur në vitin 2012 dhe “Opportunity”, të vitit 2004.
Zbritja e “Insight”, ishte e përsosur dhe mjeti nuk humbi asnjë nga ngjarjet e rëndësishme gjatë shtatë minutave fatale të terrorit të zbritjes drejt Marsit.
Nga qendra e kontrollit të misionit, në Laboratorin e NASA (JPL), heshtja e gjatë u ndërprenë nga duartrokitjet entuziaste kur, njëra pas tjetrës, “Insight” i mposhti të gjitha fazat, për të dhënë pamjen e tij të parë: një panoramë të tokës marsiane e mbuluar ngaa pluhuri.
Sonda e Nasas ka udhëtuar plot shtatë muaj në hapësirë, por cdo gjë ja vlejti pasi arriti të zbriste me sukses në Planetin e kuq. Teksa NASA ka publikuar edhe fotot e para nga Marsi.