INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulim i fundit, cigaret elektonike të dëmshme për enët e gjakut

Zbulim i fundit, cigaret elektonike të dëmshme për enët e gjakut

Publikuar më: 12:17 21-08-2019

Cigaret elektronike deri në sot mendohej se ndihmoni për të hequr dorë nga vesi i duhanpirjes. Po së fundmi është zbuluar se ato sjellin dëme të tjera në shëndet. Pas vetëm një përdorimi enët e gjakut ndryshojnë.

Këtë e kanë zbuluar disa ekspertë amerikanë gjatë një studimi që synonte të maste ndikimin e cigareve elektronike në zemër, enët e gjakut, mushkëri dhe tru.
Studimi në fjalë ka analizuar ndryshimet në funksionin kardiovaskular pas avullimit të lëngjeve të përdorura në cigaret elektronike, edhe pse dihet që ato nuk përmbajnë nikotinë.
Studimi i botuar në revistën “Radiology”, që është publikuar këtë të mërkurë nga CNN. Duke përdorur skanime të specializuara, studiuesit zbuluan ndryshime në rrjedhjen e gjakut brenda arteries femorale në këmbë.
Megjithatë, situata normalizohet shpejtë në rast se bëhet fjalë për një përdorim. Tek njerëzit që konsumojnë cigarete elektronike kanë sqaruar studiuesit, ekziston mundësia që me kalimin e kohës gjërat të mos kthehen në normalitet aq lehtë.
Përveç kësaj shija e cigareve elektronike kishte efekte toksike, duke përfshirë mbijetesën më të dobët të qelizave dhe dalloheshin në skaner edhe shenjat e rritjes së inflamacionit. Studimi arriti në përfundimin se aromat e cigareve elektrike mund të dëmtojnë enët e zemrës.
Kimikatet e përdorura nga industria e aromave në cigaret elektronike nuk dihen me saktësi se si ndikojnë dhe në organe të tjera siç është mushkëria. Ndaj eksperët do të nisin studimet dhe në këtë drejtim.

Article Logic
Execution time: 0.003899097442627