INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zbulim i kancerit nga gjaku. Brenda vitit bëhet realitet kjo formë diagnostikimi [VIDEO]

Publikuar më: 16:56 24-03-2017

Shkencëtarët janë duke punuar për të zhvilluar të parat analiza gjaku në botë, që mund të diagnostikojnë kancerin. Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë pretendojnë se prototipi për këto teste mund të jetë gati për një vit. Ekipi i eksperimentit, ka zhvilluar një program kompjuterik që përdor të dhënat gjenetike për të zbuluar ADN e tumorit në mostrat e gjakut, madje duke përcaktuar se në  cilën pjesë  të trupit po zhvillohet. Programi, të cilin shkencëtarët e kanë quajtur CancerLocator, punon duke matur sasinë e ADN-së të tumorit që qarkullon në gjak. Studimi i ri, i publikuar në revistën Genome Biology, është fokusuar në tre lloje të kancerit –atë të gjirit, mëlçisë dhe mushkërive.  Këto analiza janë në gjendje për të zbuluar tumore në fazë të hershme në 80 për qind të rasteve.  Pasi kjo ADN të jetë zbuluar ajo do të krahasohet me një bazë të dhënash të informacionit gjenetik nga qindra njerëz për të identifikuar se ku tumori është i vendosur.

Article Logic
Execution time: 0.0033619403839111