INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulime të reja nga grabitjet e parave të bankës

Zbulime të reja nga grabitjet e parave të bankës

Publikuar më: 09:13 20-02-2017

Policia dhe prokuroria kanë arritur të vendosin në pranga vetëm personat që kryenin marrjen e përçimin e informacionit në lidhje me lëvizjen e parave që grabitnin.
Fatjon Xhyliu, ish-polic privat, i penduari i parë që zbuloi krejt grupin, sipas hetimeve dhe provave të mbledhura, ka qenë në rolin e informatorit.
Po ashtu, edhe ish-komandot Neim Avdulaj dhe Ditjon Memlika rezultojnë se kanë vëzhguar lëvizjen e mjeteve të ngarkuara me para. Të njëjtin rol ka pasur edhe Admir Çerpja.
Roli i shtetasit Ernest Kupa ka mbetur i paqartë, por misteri i çështjes është se në të dyja grabitjet kanë vepruar së paku 4-5 veta të armatosur. Për këtë arsye duket se “krahu i armatosur” i grupit ende nuk është kapur.
Tre persona mendohet se janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim, krahas Admir Muratajt, që u shpall në kërkim bashkë me pesë personat që tashmë janë arrestuar.

Article Logic
Execution time: 0.0034518241882324