INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zbulimi i hershëm i Alzaimer. Mjaftojnë shenjat e gishtave, për të vendosur diagnozën [Video]

Publikuar më: 16:39 02-03-2017

Identifikimi nëpërmjet "gjurmëve të gishtave" i proteinave kur ato janë ende në fazën e hershme do bëjë të mundur që  studiuesit të japin një diagnozë të hershme të sëmundjeve që godasin neuronet si Alzaimer dhe Parkinson. E gjitha kjo mund të bëhet e mundur në sajë të aktivizimit të lazerit me nanokristale argjendi. Kjo është "teknika e re” e zhvilluar nga një ekip i studiuesve italianë të Institutit të Fizikës së Aplikuar. Kristalet e argjendit të përdorura janë në formë kubike dhe kanë dimensione në nanometër, (njësi matje ekuivalente me një të biliontën pjesë të një metri). "Aktivizimi nëpërmjet lazerit lejon që të identifikohen molekulat e sëmundjes të pranishme në lëngjet biologjike (gjak, urine dhe lëngun cerebrospinal)".  Rrezatimi i lazerit në fakt bën që të ndizen nanokristalet duke prodhuar një fushë intensive elektrike. Sinjali I shpërndarë jep informacione të veçanta lidhur me me përbërjen dhe strukturën e biomolekulës, duke identifikuar edhe  shenjat më të vogla.

Article Logic
Execution time: 0.0035080909729004