INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulimi më i fundit për sëmundjen e kancerit

Zbulimi më i fundit për sëmundjen e kancerit

Publikuar më: 12:25 08-08-2016
Mesa duket shkencëtarët po vazhdojnë të përpiqen gjithmonë e më shumë, për të gjetur një zgjidhje për sëmundjen e kancerit.
Bëhet fjalë për një  vaksinë universiale kundër kancerit. Kjo terapi, bën fjalë për injektimin e grimcave të vogla të kodit gjenetik në trup që udhëtojnë deri te qelizat e imunitetit dhe i mësojnë ato si t’i njohin kancerët e caktuar. Shkencëtarët më herët kanë pasë zbuluar qelizat e jashtme kancerogjene, ndërsa tani është hera e parë që ka ndodhur me qelizat e brendshme.
 
Ky studim, ishte fokusuar në një klasë të qelizave të imunitetit të quajtur “qelizat e degëzuara” të cilat janë në kërkim të pushtuesve të huaj në trup. Në momentin që një qelizë e tillë e zbulon një qelizë të huaj si kanceri, ajo i kap molekulat nga sipërfaqja dhe i prezanton tek qelizat vrasëse T. Sipas tyre, qelizat kanceroze duken njësoj, me qelizat normale, prandaj sistemi i imunitetit zakonisht i shmangë ato. Kjo vaksinë, është testuar vetëm në tre pacientë dhe ende nuk është konfirmuar siguria e saj.
 
Gjithsesi, kjo është një shenjë shprese, që na çon në gjetjen e një mjekimi ndaj kësaj sëmundjeje të tmerrshme, që çdo vit merr jetë njerëzish.
 
Article Logic
Execution time: 0.0026040077209473