Për shumë njerëz vera dhe prezervativët janë ndoshta dy gjërat më të preferuara. Vera i deh dhe prezervativët i mbrojnë nga sëmundjet dhe shtatzanitë e padëshiruara. Çfarë duhet më shumë?
Nëse mendoni se i kishit të gjitha, një gjeni vendosi për të krijuar diçka që i kombinon të dyja ato. Po po, bëhet fjalë për “prezervativët e verës”, e çuditshme por e domosdoshme.
Herën tjetër kur të bëheni tapë dhe të humbni tapën për shishen tuaj të verës, përdorni një prezervativ vere, që pjesa e mbetur të mos derdhet. Është e thjeshtë, ato janë të bëra nga goma dhe mund të përdoren dy herë. Kanë të njejtën gjatësi sa gryka e shishes, dhe e mban atë të mbyllur. Brilante!