Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar rreth 1.180 rrënjë bimë narkotike "Cannabis sattiva".
Sipas policisë bimët narkotike kanë qenë të mbjella nëpër pyje dhe nënpër parcela të rrethuara dhe pa pronarë në fshatrat Qeparo dhe Mazhar të Vlorës.
Mësohet se lartësia e tyre varionte nga 20cm deri në 40cm.
Policia ka bërë asgjesimin me diegie të bimëve narkotike dhe ndërkohë po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve. – shkruan Newsbomb.al