INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohen 13 identitetet e përdorur nga Admir Murataj për t’iu shmangur drejtësisë shqiptare dhe greke

Zbulohen 13 identitetet e përdorur nga Admir Murataj për t’iu shmangur drejtësisë shqiptare dhe greke

Publikuar më: 20:34 12-04-2019

Admir Murataj, personi i cili mbeti i vrarë gjatë grabitjes së ndodhur ditën e martë në aeroportin e Rinasit, rezulton se ka përdorur plot 13 identitete të ndryshme.

Ndryshimi i identiteteve ka bërë që ai t’i shmangej për disa vite drejtësisë shqiptare dhe asaj greke.

Po ashtu, Murataj zotëronte edhe një pasaportë false greke me identitetin Christos Papadias.

Përpos këtij identiteti, Admir Murataj përdorte edhe këto identitete të tjera;

– Kristaq Murataj

– Admir Murati

– Kristaq Murati

– Admir Murataz

– Kristaq Murataz

– Admir Xhaferi

– Kristaq Xhaferi

– Admir Nikaj

– Kristaq Nikaj

– Xhafer Nikaj

– Kristaq Azemi

Në Shqipëri, ai rezultonte në kërkim me identitetet Nikaj dhe Murataj, kurse me të tjerat në shtetin grek, sipas Tv Klan. Admir Murataj ka qenë në kërkim edhe në Greqi për disa ngjarje kriminale, për grabitje bankash e bankomatesh me vlerë 2 milionë Euro, për vrasje dhe për arratisje nga burgu i Trikalas në vitin 2013 së bashku me 10 persona të tjerë.

Më datë 9 Prill 2019, Admir Murataj mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policisë, gjatë tentativës për t’u arratisur pas grabitjes së miliona Eurove të bankave nga aeroporti i Rinasit, të cilat do të transportoheshin drejt Austrisë. Kurse bashkëpunëtorët e Muratajt mundën të arratiseshin dhe janë në kërkim.

Article Logic
Execution time: 0.0040202140808105