Policia e Kakavijës ka zbuluar 3 kilogram heroinë duke parandaluar kështu një rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Droga ishte fshehur në një furgon Mercedes Benz, tip Vito me targa AA 538 NM, dhe sasia e drogës u zbulua gjatë kontrollin të automjetit. Lulzim Bosnja, 39 vjeç, nga Libofsha e Fierit, ishte drejtuesi i mjetit, dhe u arrestua në flagrancë nën akuzën për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Droga u zbulua nga skaneri. Droga ishte mbështjellë me natriban dhe ishte futur në pjesën e kroskotit.