Këtë vit do të jetë 20 vjetori i Festivalit të muzikës së lehtë shqiptare “Kënga Magjike”. U bë kohë që formula e këtij festivali është ndarë në artistë të rinj dhe artistë big që do performojnë në skenën e Pallatit të Kongreseve.
Gjithashtu artistët e rinj janë gjykuar nga një juri e përzgjedhur ku vitet e fundit kanë qenë këngëtarja Juliana Pasha, Venera Lumani, blogeri Olti Curri, Dj Sardi si dhe muzikanti Uliks Krajka.
Por këtë vit kësaj jurie do i bashkohen emra të rinj, mjaft të njohur në muzikë.
Burime per Express bejne te ditur se anetaret e jurise do te jene: Këngëtaret Orinda Huta, Manjola Nallbani, Orgesa Zaimi, aktori Artan Imami si dhe violincelisti i njohur Arben Skënderi.