INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Zbulohen autorët e grabitjes në Rinas''/ Prokuroria përgënjeshtron lajmin: I pavërtetë...

''Zbulohen autorët e grabitjes në Rinas''/ Prokuroria përgënjeshtron lajmin: I pavërtetë...

Publikuar më: 15:00 20-04-2019

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka reaguar në lidhje me disa informacione që qarkulluan ditën e djeshme në media të ndryshme për identifikimin e disa prej pjesëtarëve të bandës që grabitën shumën e parave pak ditë më parë në aeroportin e Rinasit.

Në reagimin e prokurorisë thuhet se këto informacione janë të pavërteta, duke mohuar kështu zërat për identifikimin e disa prej autorëve të grabitjes.

Po ashtu, në njoftim theksohet se autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve që grabitën një shumë të konsiderueshme parash në aeroportin e Rinasit.

Reagim i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë së Shtetit:

Lidhur me disa publikime në media, për hetimet mbi grabitjen e datës 9 prill 2019 në Rinas, grupi i posaçëm hetimor deklaron se këto lajme janë të pavërteta dhe të pasakta.

Duke përfituar nga ky komunikim me mediat dhe publikun, garantojmë qytetarët se Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjenci të tjera ligj zbatuese mbeten shumë të angazhuara për zbardhjen sa më të shpejtë të rrethanave të grabitjes, zbulimit të autorëve dhe përballjen e tyre me drejtësinë.

Çdo qytetar që ka informacion që beson se ndihmon hetimin, mund të telefonojë falas në numrin 112, duke ju garantuar anonimatin.

Article Logic
Execution time: 0.0033211708068848