Pakot e skanuara të kompanisë “DHL” ku u konstatua se kishte pjesë kallashnikovi do të transportoheshin transit në disa vende evropiane. Pakot u kapën në aeroportin e Rinasit në momentin që do të niseshin nga Tirana. Mësohet se linja që do ndiqej për transportin e tyre ishte Tiranë-Greqi-Londër, por destinacioni përfundimtar nuk dihet ende. Nuk dihen ende autorët. Pakot e armëve u identifikuan në orën 15:40, të ditës së premte në PKK Rinas, nga punonjësit e kompanisë “ICTS”, gjatë skanimit. Tre pako të kompanisë postare “DHL”, tranzit u konstatuan se kishin pjesë armësh luftarake. Ngjarja po hetohet nga policia, Prokuroria, shërbimet anti-terror, SHISH dhe strukturat homologe.