INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohen detaje të reja mbi vdekjen misterioze të 24-vjeçarit, shokët dëshmojnë në polici

Zbulohen detaje të reja mbi vdekjen misterioze të 24-vjeçarit, shokët dëshmojnë në polici

Publikuar më: 19:07 02-12-2016

Shtetasi Endri Dhimitri humbi jetën dje në rrethana misterioze brenda banesës së tij në rrugën “Don Bosko”.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se i riu vdiq nga një hemorragji e brendshme, por ka dyshime që ai mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm.

Raportimet tregojnë se vetëm 4 ditë më parë i riu ishte paraqitur në Spitalin e Traumës me dhimbje të forta barku dhe pasi kishte marrë mjekimin ishte larguar për në shtëpi.

Sot janë zbuluar detaje të reja në lidhje me vdekjen e 24-vjeçarit. Shokët e tij kanë dhënë dëshmitë në komisariat në lidhje me vdekjen e tij. Sipas tyre, më datë 28 nëntor, Dhimitri ka pirë një shishe Uiski. Pasi ka dalë nga lokali në rrugën e Kavajës ai është ndjerë keq.

Kalimtarët kanë njoftuar ambulancën dhe e kanë çuar në spital, ku mori mjekimin.

Mjekët e traumës u shprehen se e kanë mbikëqyrur për 6 orë dhe nga ekzaminimi i kryer rezultoi se nuk kishte dëmtime. Më pas, ai u dërgua në shtëpi.

Në 29 nëntor ai është ndjerë keq dhe është çuar në spital nga shokët, të cilët shprehen se mjekët nuk e vizituan duke u shprehur se nuk ka gjë.

Uniformat e bardha i thanë se e kishte nga alkooli dhe i dhanë disa pilula. Sipas shokëve të tij, edhe më 30 nëntor, ai ka pasur shqetësime.

Në datë 1 dhjetor, Dhimitri është ndjerë shumë keq dhe pa mbërritur ambulanca, ai ka ndërruar jetë.

Dhimitri jetonte në shtëpi me dy shokët e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0036578178405762