Prej kohësh prisnim filmin kaq shumë të përfolur “Dy gisht mjaltë”, me protagonist humoristin Ermal Mamaqi dhe një prej këngëtareve më të dashura për publikun shqiptar Elvana Gjata dhe menjëherë u vu re interesi i madh i publikut për të parë këtë film.
Por cilat janë planet e Elvana Gjatës pas përfundimit të “2 gisht mjaltë”? Këngëtarja e talentuar do të mbajë disa koncerte jashtë Shqipërie. Faqet në Instagram të fansave të saj, tregojnë se këtë fundjavë ajo do të mbajë dy koncerte, një në Zvicër dhe një në Gjermani.
Më 20 prill Elvana do të performojë në një nga lokalet e natës në Zyrih, ndërsa të nesërmen më 21 prill do të jetë në Dusseldorf. Ndërkohë që fansat po presin një rikthim të Elvanës me ndonjë koncert në Tiranë.