Siç duket seria e gjashtë e filmit "Resident Evil" do të jetë e fundit dhe finalja për realizimin aksion që daton prej vitit 2002.
Ditën e djeshme, Milla Jovovich, aktorja protagoniste në film prej gati 15 vitesh, ka zbuluar për ndjekësit e saj në Twitter një nga elementët kryesore të filmit, posterin e tij. Ndërkohë sa i përket ngjarjeve në serinë e re, thuhet se ato do të lidhen me serinë e kaluar "Resident Evil: Retribution", dhe do të gjejnë njerëzimin më në rrezik se kurrë. Personazhi i Jovovich, Alice, tashmë i duhet të kthehet aty ku filloi saga, Raccoon City, duke qenë se aty ndodhet edhe Umbrella Corporation e cila po përpiqet të zhdukë të mbijetuarit e apokalipsit. Sipas parashikimeve filmi pritet të dalë në kinema në janar të 2017-tës!