Ciara dhe Russell Wilson janë zyrtarisht të martuar.
Çifti ka bërë celebrimin në një kështiellë në Liverpul të Anglisë, përpara miqve e të ftuarve. Të pranishëm në këtë festë kanë qene edhe artistë të njohur, dy prej të cilëve edhe mikeshat e mirë të Ciara-s, Jennifer Hudson dhe Kelly Rowland. Hitbërësja e “I Bet” ka preferuar që në ditën e saj të dasmës të veshë një fustan të Roberto Cavalli-t, ndërkohë që TMZ deklaron se çifti janë shpallur burrë e grua përpara ligjit që në datën 5 korrik kur kanë firmosur edhe dokumentat përkatëse. Shpresojmë që kjo martesë të ecë mbarë për Ciara-n!