INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohen detajet tronditëse/ John Belushi ka pirë kokainë me De Niron dhe Robin Williams natën përpara vdekjes

Zbulohen detajet tronditëse/ John Belushi ka pirë kokainë me De Niron dhe Robin Williams natën përpara vdekjes

Publikuar më: 18:17 26-04-2019

Shkrimtari Shawn Levy zbulon detaje tronditëse nga çastet e fundit të jetës të aktorit me origjinë shqiptare John Belushi në vitin 1982.

Në librin e ri “Kështjella në Perëndim”, një përmbledhje e së cilës u publikua ekskluzivisht në “The Hollywood Reporter”, Levy gjurmon momentet e fundit të Belushit brenda hotelit Chateau Marmont, ku ai qëndroi gjatë javëve të fundit të jetës së tij.

Sipas Levy-t, aktorët Robert De Niro dhe Robin Williams ishin ndër të fundit persona që e panë Belushin gjallë, pasi ata ndaluan në orët e para të mëngjesit të 5 marsit në hotel për të “thithur disa viza kokaine”, raporton Newsbomb.al.

Levy kujton se një ditë më pas, De Niro telefonoi hotelin disa herë për t’u lidhur me komedianin që ishte në kulmin e karrierës së tij, por kur mësoi se ai kishte ndërruar jetë “hodhi telefonin në tokë dhe nisi të qante”.

Libri “Kështjella në perëndim” tregon momentet e fundit të Belushit me detaje të imtësishme, shumë prej tyre të pa zbuluara më parë.

Sipas Levy-t, Belushi e kontaktoi hotelin për herë të parë në 28 shkurt me qëllimin për të qëndurar aty deri sa të shkruante skenarin e një filmi të ri. Ai donte të realizonte një tjetër hit, pas suksesit të katër viteve më parë me komedinë “Shtëpia e Kafshëve”.

“Por përdorimi gjithnjë e më i shpeshtë i drogës nga Belushi, e bëri atë të çrregullt. Ai ishte i rrënuar, askush s’mund ta ndihmonte”, shkruan Levy.

 

Article Logic
Execution time: 0.004324197769165