INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohen dy pista të reja që përdoreshin për trafik droge [VIDEO]

Zbulohen dy pista të reja që përdoreshin për trafik droge [VIDEO]

Publikuar më: 18:18 31-10-2016

Gazetari  investigativ Artan Hoxha ka folur sot në “News 24” për dy pista të reja avionësh që janë përdorur nga trafikantët e drogës. Pistat e improvizuara ndodhen në malin e Çajupit në Gjirokastër dhe në një rrugë të papërfunduar në fshatin Kardhiq po në Gjirokastër.

"Për më tepër këto dy pista janë përdorur më parë, përgjatë viteve 2013- 2014, nga piloti veteran italian Guido Andrea Guidi, i cili u rrëzua me 15 shtator 2016 ndërsa inauguronte pistën e re në Grykëderdhjen e Lumit Ishëm. garë po ndodh me pilotin italian ndërsa ai shijon i lirë ditët e qëndrimit në Shqipëri, dhe pse prokuroria nuk po kryen asnjë hetim në lidhje me këtë çështje. Për gati 1 muaj e gjysmë kemi mundur të bëjmë identifikimin ku ndodhen këto pista, për çfarë janë përdorur, a i plotësojnë parametrat. Sot bëhen 46 ditë nga momenti kur Guido dhe Guidi ngecën në pistën e sajuar të Ishmit. Ai ka qenë aty për ta inauguruar këtë pistë. E mbani mend zhurmën e madhe që u bë më 15 shtator, pastaj çfarë ndodhi gjatë asaj pasditeje, në mbrëmje, shoqërimi im nga Prokuroria e Krimeve të Rënda... Ky është një nga rastet tipike kur thuhet çudia më e madhe 3 ditë zgjat. Gjithë kjo në 1 muaj e gjysmë na ka bërë që të përfshihemi. Jam thirrur 2 herë nga Prokuroria dhe edhe sot jam pa mjetet e mia të punës. Kjo gjë është bërë pengesë në punën time pasi në 2 celularët e mi kisha të gjithë numrar, tha Hoxha.

Sipas gazetarit, dy pistat e sipërpërmendura i plotësojnë të gjitha kushtet për avionet e vegjël që ulen në Shqipëri dhe pasi ngarkohen me kanabis, largohen drejt perëndimit, kryesisht në Itali. Menjëherë pas investigimit të “Xhungël”, Policia e Shtetit ka marrë masa urgjente dhe ka nxjerrë jashtë funksionit të dy pistat.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034990310668945