Së shpejti nis ‘Kënga Magjike’ festivali i muzikës së lehtë shqiptare, ku marrin pjesë këngëtarë nga të gjitha trevat.
Ndërkohë ne vetëm pak ditë nga nisja janë zbuluar disa nga emrat e këngëtarëve që do marrin pjesë. U mësua se reperi Stresi këtë edicion do të vinte me një baladë dedikuar nënës së tij. Ndërkohë pas 5 vitesh mungesë këtë vit në festival merr pjesë edhe Ronela Hajati.
Ndërkaq, ‘Prive’ ka zbuluar edhe disa emra të tjerë të këngëtarëve pjesëmarrës.
Flori Mumajesi, Klajdi dhe Bruno do të marrin pjesë këtë vit. Ndërkohë pas 3 vitesh mungesë tek ‘Kënga Magjike’ do jetë i pranishëm edhe Ardit Çuni. Po ashtu mësohet se këtë vit do marrë pjesë edhe këngëtari shumë i dashur Ylli Limani.