Me një motër të madhe që quhet Blue Ivy, ishte pothuajse e sigurt që edhe dy binjakët e vegjël do të kishin emra të pazakontë.
Dhe pavarësisht fshehtësisë dhe heshtjes së çiftit, të cilët ende nuk i kanë bërë vetë publikë emrat e binjakëve, ato sërish janë zbuluar. Të porsalindurit do të quhen Rumi dhe Sir Carter, pasi prindërit e tyre bënë veprimet e nevojshme tek të drejtat e autorit për të mbrojtur emrat e fëmijëve. Ndërkohë që të dy emrat janë të çuditshëm, Sir padyshim mban vendin e parë, pasi zakonisht përdoret si titull përpara emrit të një mashkulli.