Beatrix Ramosaj ishte e eleminuara e mbrëmjes së kaluar nga shtëpia më e famshme.
Këngëtarja nuk pati biletë kthimi duke u larguar përfundimisht nga shtëpia e famshme, ku u përcoll mes lotësh nga banorët dhe partneri i saj Donald Veshaj, me të cilin e kishte shumë të vështirë të ndahej.
Ata qëndruan gjatë të përqafuar me njëri-tjetrin, teksa shkëmbenin puthje e fjalë në vesh.
Një video po bën sot xhiron e rrjetit, ku dëgjohen Donaldi teksa i pëshpërit në vesh disa fjalë Trixës.
“Nëse ke diçka, merr Romeon në telefon nëse ke shqetësim, për çdo gjë”, i tha ai duke iu referuar vëllait binjak.