Vdekja e tij i tronditi të gjithë dhe padyshim nuk do të jetë e lehtë të harrohet sepse është boksieri më i veçantë që ka njohur bota. Familja e kampionit të boksit, Muhamed Ali, dhe miqtë e ngushtë nga bota e boksit, morën pjesë në ceremoninë e parë përkujtimore nga 2 të planikuarat që do të mbahen në qytetin e tij të lindjes, Lousiville.
Njëra nga vajzat e tij, Laila Ali, mbante në krah vajzën e vogël gjatë ceremonise, bazuar ne ritet islamike, fe të cilës i përkiste legjendari i boksit. Presidenti turk Erdogan, boksieri Ray Charles Leonard i njohur me pseudonimin “Sugar” dhe Jesse Jackson ishin gjithashtu të pranishëm. Rreth 16.000 bileta janë shpërndarë jashtë për fansat. Ceremonia tjetër do të mbahet ditën e nesërme.