Ndërsa i afrohemi festave të 28-29 Nëntorit për qytetarët është përgatitur hapja e bunkerit antiatomik i cili ndodhet në qendër të Tiranës.
Në fotot e marra gjatë paradites së sotme vërehet se çdo gjë ka përfunduar dhe po bëhet arredimi i bunkerit në të gjitha ambientet e saj. Teksa po bëhet gati hapja e saj, DailyNeës.al pa nga afër punën e bërë deri më tani. Në ambientet e jashtme, rrethimi i vendosur për të ndaluar kureshtarët të afrohen te ky objekt, është duke u hequr.