Procesi i shërimit vazhdon për Selena Gomez.
Më shumë se dy javë më parë u raportuar se artistja shumë popullore amerikane ishte futur në një klinikë rehabilitimi për ankthin dhe depresionin e saj. Mësohet se bukuroshja ndodhet në Tennessee për t’iu përkushtuar plotësisht shëndetit të saj. Jo vetëm kaq pasi së fundmi janë shfaqur edhe foto të pazakonta të bukuroshes nga vendi i saj i “strehimit”. Gjithçka duket se vazhdon për Selenan, e cila kishte bërë të ditur se do të qëndronte për pak kohë në hije, sa të rekuperonte plotësisht veten. Tashmë e dimë dhe ç’pamje ka “hija” për të cilën po fliste këngëtarja 23 vjeçare, e cila në foto shfaqet në afërsi të klinikës së rehabilitimit.