INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohen fotot nga rehabilitimi i Selena Gomez, ja si duket gjendja e këngëtares [FOTO]

Zbulohen fotot nga rehabilitimi i Selena Gomez, ja si duket gjendja e këngëtares [FOTO]

Publikuar më: 19:25 18-10-2016

A është mirë Selena Gomez?

Këngëtarja e muzikës pop është fotografuar jashtë qendrës së rehabilitimit në Tennessee teksa tymoste cigare ndërkohë që në dorë kishte një fashë. Për sa kohë do të qëndrojë ylli i muzikës jashtë qendrës së vëmendjes? Derisa të rehabilitohet me shumë mundësi.

Selena është fotografuar në një gjendje jo shumë të mirë, ku dukej e lodhur, me rrathë të zinj nën syte e saj, e veshur me një bluze të bardhë e xhinse të zeza, dhe përveç shoqërisë së cigares, shoqërohej gjithashtu nga një infermiere.

Mirëpo në fotot e tjera të siguruara nga Radar Online, 24 vjeçarja nuk dukej dhe aq keq, pasi po buzëqeshte ndërkohë që konsumonte një filxhan kafe.

Shpresojmë që Selena ta mposhtë sa më shpejt ankthin dhe depresionin, e të rikthehet ashtu siç jemi mësuar ta shikojmë. 

Article Logic
Execution time: 0.0037410259246826