Data 25 qershor do jet dhe data pwr zgjedhjet e Kavajws pwr tw zgjedhur kreun e ri tw bashkisw.
Opozita nesër pritet të zyrtarizojë kandidaturën e kreut të bashkisë Kavajë. Mësohet se ai është Isa Sakja qw aktualisht mban postin e kryetarit të degës së PD-së Kavajë.
Nga ana tjetër, nuk dihet nëse Partia Socialiste do të paraqesë të njëjtin kandidat, që ishte edhe për zgjedhjet e 7 Majit, por që u anuluan, ajo e Klodian Shehit.
“Do të rikandidoj sërish. Kam mbështetjen e bazës dhe të kryeministrit”, - është shprehur Shehi për mediat, pas lajmit të anulimit të zgjedhjeve dhe dorëheqjes së tij nga kandidat për kryetar bashkie Kavajë.
Dhe kjo deklaratë e tij lë vend për diskutime nëse do ta propozojë sërish Partia Socialiste apo jo për kryetar bashkie