INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohen kilogramët shokues të Angelina Jolie

Zbulohen kilogramët shokues të Angelina Jolie

Publikuar më: 10:59 29-04-2016

Ajo është një femër e fortë e cila  përveçse ka arritur të ketë një karrierë të suksesshme në kinematografi, ka mundur të krijojë edhe një familje të madhe duke qenë një nënë shëmbullore.

Por ja që jo çdo  gjë ecën mirë në jetë për bukuroshen Jolie.  Pothuajse në çdo dalje publike, aktorja e njohur Angelina Jolie po shokon gjithmonë e më shumë publikun. Edhe pse nuk është hera e parë që fansat shqetësohen për shëndetin e saj, këtë herë duket se është më serioze.

Aktorja dhe regjisorja  duket se vazhdon të ketë probleme me shëndetin. Ajo është  fotografuar  në Londër nga Paparazzi ku duket  se nuk peshon më shumë se 35 kilogramë, një shifër alarmante kjo.  Sipas një burimi të National Enquirer, bashkëshortja e Brad Pitt nuk është mirë me shëndet pasi  vijon të ketë probleme serioze  me shëndetin dhe me ushqimin. Ata janë të bindur se ajo po jeton një periudhë shkatërruese dhe se vuan nga anoreksia.  Vitin e kaluar Angelina  iu nënshtrua një operacioni në vezore, pasi vuante nga sëmundja e rëndë e kancerit.

Shkak për këtë gjendje, sipas aktores 41-vjeçare, është vdekja e së ëmës, një humbje tronditëse pas së cilës Angelina nuk e mori dot veten. Siç  deklaroi ajo pak pas vdekjes së njeriut të dashur, gjithmonë ka qenë e dobët, por tronditja e madhe e bëri të humbiste shumë peshë. Vetë Jolie nuk ka pranuar asnjëherë që ka probleme me të ushqyerit, madje ka përmendur edhe faktin që, vite më parë, është kuruar në klinika të specializuara që luftojnë anoreksinë.

Article Logic
Execution time: 0.0023469924926758