'Lorenc Vangjelin nuk do e shihni më vetëm duke bërë analizat e tij politike në cdo studio televizive që ekziston, por edhe duke kërcyer. Analistii i njohur politik, që duhet thënë nuk ka aspak frikë të debatojë, mesa duket nuk ka frikë ta provojë veten e tij edhe si është në kërcim, si një nga konkurentët e sezonit të ri të "Dance With Me".
Lajmin e ka bërë me dije ""Kryefjala", që bën me dije se Vangjeli do të jetë pjesë e cast-it të programit që realizohet nga Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka. Ndërkohë një tjetër personazh që raportohet se do do të jetë pjesë e sfidës së vallzmimit është edhe këngëtarja Orgesa Zaimi. Kujtojmë se një "blerjet" e mëdha të "Dance With Me" për këtë sezon është Iliri Shaqiri, si kryetar i jurisë.