Spektakli “Dance With Me” do të rikthehet me edicionin e tij të 5-të dhe tashmë janë bërë të ditur disa nga personazhet që do t’i njohim jashtë punës dhe profesionit të tyre, në një sfidë kërcimi. “Revista Class” ka zbuluar emrat e katër të famshëve shqiptarë, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës për të qënë pjesë e spektaklit.
Monika Lubonja është emri i parë që do t’i bashkohet kastit të artistëve. Këtë herë Monika do të ngjitet në skenë, jo për të aktruar, por do e shohim të vallëzojë me yjet.
Personazhi i dytë, është pikërisht Sazan Guri. Një prej ambientalistëve që mund ta shikosh çdo ditë rrugëve të Tiranës me biçikletë, do të shfaqet çdo të hënë në “Klan” duke vallëzuar.
Eni Jani dhe Genci Fuga, burrë dhe grua do të jetë pjesë e spektaklit “Dance Ëith Me”. Ende nuk është bërë e ditur nëse dy aktorët do të kërcejnë së bashku.