INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohen mesazhet rrënqethëse nënë-bir  pak para tragjedisë në Orlando [FOTO]

Zbulohen mesazhet rrënqethëse nënë-bir pak para tragjedisë në Orlando [FOTO]

Publikuar më: 15:20 13-06-2016

Djali i zonjës Mina Justice  i dërgoi mamasë së tij mesazh në momentet e fundit të jetës ku i thoshte se e donte shumë.

Eddie Justice ishte bllokuar në banjon e një clubi nate në orën 02:06 të mëngjesit teksa një person i armatosur hapi zjarr drejt clubit Pulse. Ky ka qenë edhe moment kur ai konktaktoi për herë të fundit me mamnë e tij. Ka qenë pikërisht mamaja  ajo që ka bërë më pas publike mesazhet rrënqethëse të shkëmbyera me djalin.

 

“Në club po qëllojnë,” shkruhej në mesazhin e dytë të 30-vjeçarit, i cili së bashku me dhjetra të tjerë, mbahej peng në klubin “Pulse” në Florida. Mina  ka rrëfyer më pas se kishte tentuar ta telefononte të birin, por ai nuk i ishte përgjigjur. Më pas Eddi i ka shkruar edhe :”” Ai po vjen. Do vdes.”  

Mina ndërkohë vijonte t’i shkruante të birit duke e lajmëruar se policia ishte aty dhe e kishte pyetur nëse personi në fjalë ishte në tualet me të. “Ai është terror,” i është përgjigjur Eddie.  Ky ishte mesazhi i tij i fundit. Emri i tij më pas u bë publik nga forcat e rendit, si një prej viktimave të maskarës së Orlandos e cila u shënua edhe si masakra më e madhe në SHBA që prej 11 shtatorit të vitit 2011. 

Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889