Në pikën kufitore Qafë – Botë, janë arrestuar dy persona me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Policia e Shtetit ka bërë publike se në pikën kufitare të Qafë- Botës, gjatë kontrollit të një automjetit të tipit “Seat”, ku kanë përdorur dhe qenin antidrogë, në kroskotin e automjetit është gjetur një sasi e madhe lëndë narkotike.
Njoftimi i Policisë:
“Arrestohen në flagrancë shtetasit:
1- Hasim Kaja, 21 vjeç, banues në Kryevidh, Kavajë (drejtuesi i mjetit).
2- Artan Proshka, 31 vjeç, banues në Durrës (pasagjeri).
Në Pikën Kufitare të Kalimit Qafë-Bot Sarandë, shërbimet e Policisë Kufitare gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip "Seat" me targë AA074OV, duke përdorur edhe qenin antidrogë kanë konstatuar në brendësi të kroskotit të automjetit disa pako të mbështjella ku dyshohej se ishin me lëndë narkotike.
Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe Specialistët për Narkotikët ku gjatë kontrollit të imtësishëm u gjetën të fshehura 31 pako me lëndë narkotike me peshë totale rreth 32 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”.