INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohen pamje të reja nga Rinasi, ja si i marrin 2 autorët thasët me para brenda 2 minutave [VIDEO]

Zbulohen pamje të reja nga Rinasi, ja si i marrin 2 autorët thasët me para brenda 2 minutave [VIDEO]

Publikuar më: 17:53 04-07-2016

Janë zbuluar pamje të reja filmike nga grabitja e së enjtes në aeroportin e Rinasit. Nga një kënd përballë pistës ku duken të gjitha lëvizjet e autorëve dhe gjithë grabitja, nga hyrja e autorëve në pistë deri në daljen e tyre ndodh për 2 minuta.

Në orën 14:20 të së enjtes, nga pamjet duket se, në vendndalimin e avionit të një linje ndërkombëtare, ndodhet pak metra përballë tij makina e blinduar e shoqërisë së sigurimit që kishte të ngarkuara paratë e transportuara. Mes avionit dhe makinës ku ndodheshin paratë ndodhet një makinë që shoqëron avionët e linjave pas uljes për në vendndalimin e tyre, automjet i shërbimeve të koncesionarit të Rinasit-TIA.

Në orën 14:24, Benzi i grabitësve mbërrin në pistë dhe parkon vetëm 10-12 metra larg nga makina e parave, makina e shërbimeve si dhe avioni-të gjendur thuajse në një vijë të drejtë.

Në pamje duket se nga makina e grabitësve, del vetëm njeri prej grabitësve, ai drejtohet ne derën e hapur në krahun e djathtë të makinës së blinduar ku ndodheshin paratë.

Në sekondat që grabitësi është në derën e hapur, në krahun e djathtë të makinës së blinduar të parave, makina e shërbimit të koncesionarit të aeroportit-TIA, largohet nga vendi ku po qëndronte prej minutash, para se të niste grabitja.

Pas largimit të kësaj makine të shërbimeve të aeroportit-TIA, grabitësi i parë kalon në krahun tjetër të makinës së blinduar ku ishin paratë, nga pjesa e përparme e saj.

Ndërkohë një grabitës i dytë del nga Benzi dhe i drejtohet portës në krahun e djathtë të makinës

së blinduar. Sapo ai mbërrin atje, thuajse njëkohësisht, para makinës së blinduar-ngjitur me të, mbërrin një tjetër makinë-makina e shërbimit kargo të koncesionarit të aeroportit të Rinasit-TIA.

Makina ndalon aty, ndërsa dy persona po kryejnë grabitjen.

Më pas grabitësit e ngarkuar me thasë në duar, largohen nga makina e blinduar dhe vrapojnë në drejtim të makinës së tyre.

Gjatë largimit të grabitësve ata gati përballen me automjetin kargo të aeroportit, por nuk ndodh asgjë.

Makina e autorëve largohet me shpejtësi nga pista dhe gjithçka ka mbaruar, pa asnjë ndërhyrje.

Article Logic
Execution time: 0.0029580593109131