Të paktën 5 persona janë vrarë nga sulmi terrorist në Stockholm!
Një kamion nën kontrollin e terroristëve sulmoi kalimtarët në rrugë duke u marrë jetën përpara se të përplasej me një qëndër tregtare duke shpërthyer në flakë. Tre persona zbritën nga automjeti duke hapur zjarr ndaj kalimtarëve, ndërsa më pas u përpoqën që t’i thernin me thikë. Pamjet filmike treguan dy burra të ndaluar dhe të vënë nën pranga në tokë, ndërkohë që i treti ia doli t’ia mbathë. Autoritetet kanë treguar pamje filmike të personit të tretë, ndaj të cilit janë akoma në kërkim. Këto janë fotot e deritanishme të terroristit.