Rihanna është një ndër këngëtaret me famë botërore, e suksesshme dhe e dashur për të gjithë publikun në mbarë botën.
Në një intervistë, ajo ka deklaruar se po jeton në Britaninë e Madhe që prej një viti.
Këngëtarja ka ndarë me fansat e saj në rrjetet sociale disa pjesë të shtëpisë, duke mos e zbuluar anjëherë të gjithën.
Sipas “MailOnline” rezidenca ka gjithçka për të cilën Rihanna ka nevojë. “Ka 7 dhoma gjumi të mjaftueshme për skuadrën e saj. Është në një zonë shumë private me disa fqinj të pasur kështu që ajo mund të lëvizë sa herë të dojë, sepse askush nuk e vë re. Ajo ka jetuar atje prej 1 viti, por mund të jetojë dhe më gjatë, sepse po e shijon shumë”.
Gjithsesi, mediat e huaja kanë arritur të sigurojnë disa foto nga shtëpia e Rihannës dhe na mbetet të themi se është një nga vilat më luksoze dhe madhështore që kemi parë.